Celebrities Music Showbiz

Billie Eilish zbuloi surprizën më të madhe për fansat e saj

Billie Eilish ka ripërtërirë! Look i ri, romancë e re, e tani një album i ri? Billie zbulon në postimin e fundit në Instagram që do të lançojë albumin e saj të dytë në 30 Korrik me një energji krejt tjetër.

Albumi titullohet “Happier Than Ever”, e me sa duket, Billie është tepër e lumtur në këtë romancë me aktorin Matthew Tyler Vorce saqë ka hequr dorë nga këngët për vetëvrasjen si “Everything I Wanted”. Ajo ka gjetur mënyrën më të mirë për ta shprehur ndjenjën e saj me albumin e ri dhe fansat janë totalisht të hipnotizuar nga ky lajm.

Kjo është gjëja ime e preferuar nga çfarë kam krijuar ndonjëherë, dhe jam shumë e emocionuar dhe në ankth që ju ta dëgjoni. Nuk kam dashur asnjëherë më parë një projekt, sa dua këtë. Shpresoj të përjetoni edhe ju të njëjtën gjë kur ta dëgjoni.

Billie është vetëm 19-vjeçe dhe ka një sukses të jashtëzakonshëm. Ndërkohë qe jeni në pritje të albumit të Billie-t, ajo përpiqet t’ju japë një shije të tij, me këngën që do të lançojë këtë të enjte.