Celebrities Showbiz

Billie Eilish nxjerr ‘Luanën’ brenda saj…

Pak javë më parë këngëtarja me famë botërore Billie Eilish i surprizoi të gjithë me ndryshimin rrënjësor që i bëri flokëve. Kujtojmë se kjo foto theu rrjetin duke marrë 1 milion pëlqime brenda vetëm 6-të minutave. Tashmë ajo është totalisht platine dhe fansat e ardhurojnë.

Surprizat e saj nuk përfunduan me kaq pasi Billie konfirmoi publikimun e albumit të saj më të ri titulluar “Happier than Ever” që do të lançohet më 30 Korrik. Deri tani ylli i muzikës ka publikuar vetëm 1 këngë nga ky album të quajtur “You Power”.

19-vjeçarja i është dedikuar tërësisht dhe në shumë aspekte promovimit të këtij albumi. Në një intervistë ekskluzive për “British Vogue”, Billie shihet me një stil veshjeje krejt tjetër, madje zhveshjeje do të thonim. Kjo është hera e parë në karrierën e saj që ajo pozon me të brendshme dhe kjo jo pa arsye.

Billie Eilish në këtë intervistë por edhe në albumin e saj fokusohet tek forca e femrës, tek vetbesimi i tyre dhe dashuria ndaj vetes, pranimi i vetes dhe kujdesja për trupin.