Një biznesmen kontravers sllovak u akuzua për urdhërimin e vrasjes së një gazetari investigativ dhe të fejuarës së tij vitin e kaluar. Prokurorët thanë se Marian Kocner, urdhëroi vrasjen e Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova. Arsyeja për vrasjen renditen disa denoncime të gazetarit. Në kohën e vrasjes së tij, Kuciak raportoi për lidhjet sllovake me organizatën mafioze italiane “Ndragheta”.