Celebrities Gossip Showbiz

Blero flet pa dorashka për ish-partneret! Vetëm njëra ka vend në jetën e tij?

Blero po shijon një nga momentet më të bukura të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të dytë me ardhjen në jetë të djalit të tij. Në një intervistë së fundmi, këngëtari ka folur hapur për jetën personale, duke prekur edhe marrëdhëniet me ish-partneret.

Artisti u ndal te raporti me Teuta Krasniqin, nënën e vajzës së tij, Tarës, duke theksuar se mes tyre vazhdon të ekzistojë një marrëdhënie e shëndetshme, e ndërtuar mbi respektin dhe mirëkuptimin për hir të së bijës.

Blero zbuloi se urimi që Teuta i bëri atij dhe partneres së tij, Nitës, pas lindjes së djalit, ishte një gjest që e vlerësuan shumë.

Ajo që për mua dhe Nitën ka qenë shumë normale dhe e natyrshme, urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues

-u shpreh këngëtari.

Megjithatë, kur u pyet për marrëdhëniet e tjera nga e kaluara, Blero e bëri të qartë se nuk dëshiron t’u rikthehet më atyre.

Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje dhe nuk merrem me ato

-deklaroi ai.

Me këtë deklaratë, Blero la të kuptohet se fokusi i tij është tashmë te familja që ka ndërtuar dhe te marrëdhënia e mirë me nënën e vajzës së tij, ndërsa kapitujt e tjerë të jetës sentimentale i konsideron të mbyllur.