Blero Muharremi është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për muzikën apo jetën personale, por për një lajm të madh: ai po përgatitet t’i japë fund karrierës së tij muzikore me një album të fundit që do të shërbejë si lamtumirë artistike.
Këngëtari i njohur për hitin “Fotografia”, i cili ka qenë shpesh titull kryesor për marrëdhëniet e tij në publik, ka zgjedhur që këtë kapitull ta mbyllë me një projekt përmbyllës, që do të kurorëzojë dekada karrierë në skenën muzikore shqiptare.
Por ndërsa ai përgatitet për daljen e albumit të fundit, vëmendja është përqendruar edhe te pamja e tij fizike.
Në një paraqitje të fundit televizive, ndjekësit vunë re një transformim të dukshëm në fytyrën e artistit, veçanërisht në mollëza, të cilat duken më të theksuara se më parë.
Zërat për ndërhyrje estetike nisën menjëherë, edhe pse Blero nuk ka komentuar publikisht për ndryshimet në pamje.
Nëse albumi i ri shënon mbylljen e një epoke muzikore për Bleron, duket se për të sapo ka nisur një fazë e re në imazh dhe stil.