Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, e cila do të mbahet më 19 prill.
Deri tani janë konfirmuar dy finalistët e parë, Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërsa emrat e dy finalistëve të tjerë pritet të zbulohen të shtunën.
Ndërkohë, Gjesti vazhdon të marrë përkrahje të madhe nga publiku jashtë shtëpisë dhe shumëkush e sheh atë si fituesin e mundshëm të këtij edicioni.
Së fundmi, ka reaguar edhe këngëtari Blero Muharremi, i cili ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 2.
Në një postim në InstaStory, ai u shpreh qartë se e mbështet Gjestin dhe paralajmëroi se do të ketë diçka për të thënë nëse ai nuk fiton.
Nëse ky nuk fiton, atëherë kam diçka për t’iu thënë të gjithëve. Pritni
Ky reagim vjen pas një momenti ku Gjesti u shfaq para pasqyrës duke reflektuar për rrugëtimin e tij më shumë se 160-ditor brenda shtëpisë, duke theksuar se ka qenë gjithmonë aktiv dhe kontribuues në dinamikën e lojës.