Celebrities Fashion Showbiz

Bluja erdhi për të qëndruar, ja trendi që vendosën vajzat e “Big Brother Vip Albania”!

“Big Brother Vip Albania” është programi që u bë viral shumë shpejt dhe pas katër muajsh ai ishte më i preferuari dhe i ndjekuri nga të gjithë. Një program që vendosi të tjera standarde në shoqëri, theu shumë tabu dhe duket se vendosi edhe trend-e të ndryshme në veshje.

Kur bëhet fjalë për trend, përmendim ngjyrën blu që u vesh nga shumë vajza gjatë “BBV”. Nga prezantuesja Arbana Osmani, e deri te opinionistja Balina Bodinaku, ngjyra blu u preferua shumë në fustanet e prime-ve të “BBV”.

 

Ndërkohë, duket se edhe ish-banoret e përzgjodhën këtë ngjyrë, duke përmendur kështu Egzonën, Xheisarën, Arjolën dhe madje dy finalistet Einxhel dhe Beniada.

Blu, e kaltër, me xixa e me prerje të ndryshme, duket se ky trend u vendos në “Big Brother Vip Albania” për të qëndruar gjatë. Me siguri, bluja tanimë nuk do t’i ndahet moderatoreve dhe fustaneve të ndryshme në evente speciale.

 

Kjo falë vajzave të “BBV”, të cilat përveç mesazheve të shumta që dhanë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të tilla si, një vajzë mund të sfidojë veten në çfarëdo moshe, përmendim këtu Monikën, e deri te një vajzë mund të jetë e lirë të dashurojë pa u gjykuar, duke marrë rastin e Sarës, ato propozuan edhe ide dhe ngjyra veshjesh gjithashtu.