Një bombol gazi mori flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, në një apartament në katin e tretë të një pallati. E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por mësohet se pësoi djegie në pjesën e fytyrës e nuk mundi të mbyllte bombolën.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm. Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së rëndë të gazit. Gruaja e dëmtuar u dërgua në spital ku për fat të mirë, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.