Kryeministri britanik Boris Johnson pak javë më parë u shërua nga pandemia e Covid-19 nga e cila u detyrua që të shtrohej dhe në terapi intensive.
Tashmë që i është rikthyer normalitet madje u bë dhe babai i një djali i cili erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë, Boris ka bërë ditur emrin e vogëlushit.
Ai gjithashtu ka postuar edhe një foto të djalit të tij në rrjetet sociale që quhet Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.
Nicholas është zgjedhur për nder të dy mjekëve që i shpëtuan jetën kryeministrit nga virusi. Ata quhen Dr. Nick Price dhe Dr. Nick Hart.