Lifestyle

Bota përballet me rënie të lartë të lindshmërisë

Namrata Nangia dhe bashkëshorti i saj hezitojnë për të pasur një fëmijë tjetër që pas lindjes së vajzës së tyre që tashmë është pesë vjeçe. Gjithnjë lind e njëjta pyetje: “A mund ta përballojmë?”

Edhe pse çifti nga Mumbai është i punësuar, kostot e rritjes së një fëmije janë të shumta, nga pagesa e shkollës, transportit, kurset apo edhe shërbimi mjekësor.

Sipas një raporti të ri nga Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA), agjencia për të drejtat e riprodhimit, situata e këtij çifti po kthehet në një normë botërore, shkruan BBC.

Agjencia ka regjistruar rënien më të madhe të lindshmërisë, duke paralajmëruar se miliona njerëz s’mund të bëjnë sa fëmijë dëshirojnë për shkak të kostove të prindërimit dhe mungesës së një partneri të përshtatshëm.

UNFPA vëzhgoi qëllimet e lindshmërisë së 14.000 njerëzve në 14 shtete. Një në pesë persona thanë se nuk kishin bërë apo nuk prisnin që të kishin numrin e dëshiruar të fëmijëve.

Por disa rezultate janë të qarta.

Në të gjitha shtetet, 39% thanë se kufizimet financiare i pengonin që të bënin fëmijë. Teagimi më i lartë ishte në Korenë e Jugut (58%) dhe më i ulëti në Suedi (19%).

Në total, vetëm 12% thanë se ishte infertiliteti ose vështirësia në ngjizje arsyeja pse nuk kanë numrin e dëshiruar të fëmijëve. Shifra është më e lartë në shtete si Tajlanda (19%), SHBA (16%), Afrika e Jugut (15%), Nigeria (14%) dhe India (13%).

Së fundmi, agjencia u fokusua edhe te gratë që kanë më shumë fëmijë nga sa do të dëshironin dhe “nevojën e papërmbushur” për masa mbrojtëse. Por UNFPA thotë se duhet treguar kujdes ndaj lindshmërisë  së ulët.

“Ajo që po shohim tani është shumë retorikë katastrofe, ose mbipopullim ose tkurrje të popullsisë që të çon drejt kësaj përgjigjeje të ekzagjeruar dhe ndonjëherë manipulative”, shprehet Kanem. “Në kushte për  t’i bërë gratë të bëjnë më shumë ose më pak fëmijë.”

Ajo thotë se 40 vite më parë, Kina, Korea, Japonia, Tajlanda dhe Turqia shqetësoheshin se kishin numër të lartë të popullsisë. Në vitin 2015 kërkonin të rrisnin lindshmërinë.

“Ne duam që të provojmë sa më shumë që të shmangim që këto vende të aktivizojnë politika paniku. Ne po shohim lindshmëri të ulët, ngecje të popullsisë që përdoret si justifikim për të implementuar politika nacionaliste, kundër emigrimit dhe politika  konservatore lidhur me gjininë”, thotë profesori Stuart Gietel-Basten nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong.

Një tjetër faktor që për UNFPA rezultoi të ishte pengesë më e madhe për të pasur fëmijë sesa ana  financiare, ishte koha. Pas punës, prindërit janë më të lodhur, pa gjumë dhe iu rëndon ndjesia e fajit se nuk po kalojnë mjaftueshëm kohë me fëmijën e tyre. Kjo reflektohet edhe t çifti indian, ndaj Namrata thotë: “Për momentin, do të përqendrohemi te njëri

Vendet e vëzhguara, Korea e Jugut, Tajlanda, Italia, Hungaria, Gjermania, Suedia, Brazili, Meksika, SHBA, Indonezia, Maroku, Afrika e Jugut dhe Nigeria, përbëjnë një të tretën e popullsisë së botës. Në to  përfshihen shtete me të ardhura të ulëta, të mesme e të larta dhe lindshmëri të ulët e të lartë. UNFPA monitoroi të rinjtë dhe ata që kanë kaluar moshën riprodhuese.

“Bota ka filluar një rënie të paprecedentë në numrin e lindshmërisë”, thotë drejtuesja e agjencisë,  Natalia Kanem. “Pjesa më e madhe e personave duan dy ose më shumë fëmijë. Numrat e lindshmërisë po bien sepse shumë prej tyre ndihen të pamundur për të krijuar familjet që duan. Kjo është kriza e vërtetë.”

Vëzhgimi është një kërkim pilot për 50 shtete që do të bëhet më vonë gjatë këtij viti dhe ka një spektër të kufizuar. Për shembull, nëse bëhet fjalë për grupmoshat brenda vendeve, kampionët janë shumë të vegjël për të arritur në përfundime