Sport

Botërori i Klubeve rezultoi i suksesshëm, klubet kërkojnë nga UEFA zhvillimin çdo dy vjet!

Suksesi i Botërorit të Parë të Klubeve i zhvilluar këtë verë në SHBA ka bërë që disa nga klubet më të mëdha të futbollit botëror të mendojnë për një rishikim të formatit të turneut. Sipas raportimeve nga ESPN, disa gjigantë të futbollit evropian dhe amerikano-latin, të udhëhequr nga Real Madrid, po i kërkojnë FIFA-s që turneu të zhvillohet çdo dy vjet, në vend të ciklit aktual katër vjeçar.

LEXO EDHE:  Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane dhe mbyllje 20% të stadiumit në ndeshjen me Letoninë!
Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për kalendarin e ngjeshur të futbollit ndërkombëtar, suksesi komercial dhe mediatik i këtij edicioni të parë ka nxitur debatet për një riformatim të shpejtë. Objektivi kryesor i klubeve është rritja e të ardhurave nga ekspozimi global, duke e shndërruar turneun në një burim të qëndrueshëm financiar për klubet pjesëmarrëse.

Mediet ndërkombëtare flasin për një takim joformal mes drejtuesve të disa prej klubeve kryesore dhe zyrtarëve të FIFA-s, megjithatë deri tani nuk është bërë asnjë kërkesë zyrtare. Ideja e një Botërori Klubesh çdo dy vjet pritet të shkaktojë diskutime të forta mes federatave, ligave dhe sindikatave të lojtarëve, të cilat vazhdimisht kërkojnë më shumë kohë pushimi dhe menaxhim më të mirë të ngarkesës fizike të futbollistëve.

LEXO EDHE:  Luhen 73 ndeshje në tre ditë, klubet e Superiores duhet të sigurojnë fitore për të mos rrezikuar renditjen e Shqipërisë në UEFA!

Ndërkohë FIFA ende nuk ka dhënë një reagim publik mbi këtë propozim, por zhvillimet e mëtejshme priten në muajt në vijim, sidomos pas analizës së plotë të turneut të sapopërfunduar në SHBA, aty ku Chelsea fitoi 3-0 në finalen kundër PSG-së.