Lara Colturi ishte protagoniste absolute në lëshimin e parë të ditës së sotme në Finlandë ku në Levi po mbahet etapa e dytë e Botërorit të Skive. Skiatoria kuqezi përfundoi me sukses lëshimin e parë duke dhënë kohën e dytë më të shpejtë.
Ajo ishte vetëm +1.08 më e ngadaltë se “mbretëresha” e këtij sporti Mikaela Shiffrin (0:56.08).
Siç pritej, skiatorja amerikane dominoi lëshimin e parë në një pistë ku ka fituar plot 8 herë në karrierë.
Lara Colturi do të ketë një tjetër provë ditën e sotme. Rreth orës 13:00 pritet lëshimi i saj të dytë. Colturi, e cila përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë ishte e 12-ta në radhë për t’u lëshuar, duke marrë vendin e dytë provizorisht ndërsa Mikaela Shiffrin vendosi menjëherë kohën për t’u mundur në Levi të Finlandës.
Skiatoria amerikane regjistroi kohën 0:56.08 në lëshimin e parë. Lara Colturi renditet e dyta provizorisht pas lëshimit të parë në Kupën e Botës së Skive në Levi.
Skiatoria kuqezi përfundoi provën e saj të parë duke dhënë një kohë spektakolare, vetëm +1.08 larg kohës së Mikaela Shiffrin-it.
Botërori i Skive në Levi – Renditja pas lëshimit të parë në slalom
1. Mikaela Shiffrin 0:56.08
2. Lara Colturi +1.08
3. Lena Dürr +1.49