Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave gjatë një shfaqjeje në Nju Jork. Çifti u fotografua duke shijuar një mbrëmje në qytet, të kombinuar në mënyrë perfekte me veshje të markave të njohura luksoze.
Pitt, 61 vjeç, kishte zgjedhur një kostum elegant blu nga Gucci, ndërsa Ines, 32 vjeçe, spikati me një jumpsuit xhins të firmës Marine Serre.
Të dy shfaqeshin të harmonizuar me aksesorët, si syzet e diellit dhe çantat e dorës, duke i dhënë edhe më shumë hijeshi paraqitjes së tyre.
Ky koordinim vjen vetëm një ditë pas premierës së filmit të ri të aktorit në Nju Jork, ku çifti u pa shumë i afërt.
Ines kishte zgjedhur atëherë një veshje me elementë nusërie që tërhoqi vëmendjen, ndërsa Pitt mbeti besnik stilit klasik me një kostum të errët.
Shumë e shohin këtë përputhje në stil si shenjë të një lidhjeje që po forcohet. Pitt, i njohur ndër vite për tendencën e tij për të reflektuar stilin e partnereve, duket se po e konfirmon sërish këtë “zakon”.
Lidhja e tij me Ines, e cila ka nisur në vitin 2022, po shihet si gjithnjë e më serioze, sidomos tani që ai ka përfunduar procesin e gjatë të divorcit me Angelina Jolie.