Këngëtarja e njohur Janet Jackson dhe njëkohësisht motra e të ndjerit, Michael Jackson ka vendosur në shitje pronën luksoze në New York për 8.9 milionë dollarë. Ndërtesa u ndërtua në vitin 1996. Hapësira e saj prej 2,094 metrash katrorë përfshin tre dhoma gjumi dhe tre banja. Jackson e bleu shtëpinë për vetëm 2.8 milionë dollarë në 1998.

Janet tha në një deklaratë të fundit se:
Sa herë që hyja në apartamentin tim prej 25 vitesh, gjithmonë e kam çmuar vendndodhjen e mrekullueshme të shtëpisë dhe pamjet befasuese që kapin magjinë e New Yorkut. Kalimi në pragun e tij më bëri të ndihesha kaq e qetë dhe në paqe, ka kaq shumë kujtime.

Shtëpia përfshin një holl elegant, shërbime të ruajtjes së shtëpisë, një palestër moderne, pishinë dhe spa. Këngëtarja ka një nga dhomat e gjumit rezervë si një bibliotekë dhe tjetrën si dhomë mysafirësh.

Ndërkohë që Janet Jackson luftoi me problemet e imazhit të trupit të saj si fëmijë, ngacmimet nga vëllai i saj Michael nuk i ndihmuan gjërat por i përkeqësuan, të paktën këtë ka thënë vetë ajo në një dokumentar të ri. Janet foli për marrëdhënien me trupin e saj dhe me vëllain e saj të ndjerë Michael në pjesën e dytë të dokumentarit të “Lifetime Janet”. Ajo ka thënë se kishte raste kur Michael e ngacmonte dhe e thërriste me epitete nga më të ndryshmet.

Tani e vërteta është zbuluar dhe Jackson është gati që të ecë përpara. Pas publikimit të dokumentarit të saj me dy pjesë “Lifetime” ku këngëtarja, 55 vjeçe, i shtroi të gjitha në tryezë pra i bëri të gjitha të ditura, një burim bëri me dije për PEOPLE ekskluzivisht se ajo po shpreson t’i japë fund disa gjërave. Jackson ka vendosur gjithashtu të rregullojë gjithçka në lidhje me marrëdhënien e saj me Justin Timberlake pas performancës së tyre famëkeqe në ‘Super Bowl’ të vitit 2004.