Sot në Korçë, kryeministri Edi Rama vizitoi Spitalin rajonal aktual, ku i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u njoh me projektin e ri, të ekspozuar në mjediset e jashtme të Spitalit, si dhe u takua me stafin e mjekëve dhe infermierëve.
Janë 71 mjekë edhe 230 infermierë që punojnë në spitalin rajonal të Korçës, kryesisht gra dhe vajza. Godina qendrore e spitalit rajonal Korçë, e cila, siç e thamë edhe kur mori kartën e autonomisë menaxheriale, spitali rajonal i Korçës është një godinë 100 vjeçare që daton nga viti 1927. Projektin e kemi bërë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Ndërkohë që hartuesit e projektit shpjeguan se projekti do të ndërtohet mbi një sipërfaqe të konsiderueshme prej 19 mijë metrash katrorë.
Kemi hartuar projektin që bëhet në një sipërfaqe goxha të madhe, janë gati 19 mijë metra katrorë sipërfaqe terreni. Ndërsa spitalet mbi tokë janë 12 mijë metra katrorë dhe nëntokë 2 mijë e 500, ndahet në 5 blloqe që e kompozojnë. Gjithë imazheria është vendosur nëntokë. Pjesa e hyrjes është urgjence. Zhvillohet në të gjithë këtë zonën këtu. Organizohet parkimi, prishen këto godinat njëkatëshe. Pemët nuk preken, është llogaritur çdo gjë që të futet brenda strukturës. Pastaj mendojmë që të organizojmë sepse bëhet fjalë që në katin e dytë janë katër blloqe operatore, u shpreh njëri nga hartuesit e projektit.
Ndërkaq, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se punimet për spitalin e ri do të nisin brenda vitit, duke përmbushur kështu edhe një dëshirë të mjekëve për të cilët është një investim i shumëpritur.
Sot janë 4 godina shërbimi që nuk janë të lidhura me spitalin, pra janë veçmas e kjo ia vështirëson edhe punën stafit aktual, sepse do të duhet të koordinojnë me njëri-tjetrin dhe bëjnë ecejake nëpër gjithë oborrin e spitalit. Godina e propozuar është një godinë multifunksionale që i mbledh të gjitha shërbimet spitalore në një. Punimet fillojnë brenda vitit. Kemi raportimet e fundit të projektit së bashku me inxhinierët. Brenda vitit fillon puna. Ia kemi premtuar mjekëve se ishin të gjithë duke më pyetur se kur fillon.