Showbiz

Britania bëhet vendi i parë në Europë me vdekshmërinë më të lartë nga Koronavirusi

Duket se Mbretëria e Bashkuar ka zënë vendin e parë sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga pandemia e Covid-19.

Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, Britania tashmë zë vendin e parë me 29 mijë e 501 viktima duke lënë pas Italinë me 29 mijë e 315.

Megjithatë përhapja gjeografike e Koronavirusit është e ndryshme për të dy vendet. Në Itali gjysma e viktimave janë në zonën e Lombardia ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar përhapja është në të gjithë vendin.

Vendin e parë për numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave e zë Amerika.