Showbiz

Britania parashikon karantinim të detyrueshëm për të gjitha ata hyjnë brenda vendit

Qeveria britanike parashikon karantinim të detyrueshëm për pjesën më të madhe të të mbërriturve nga jashtë në Britaninë e Madhe. Kjo ndodh pavarësisht presionit në rritje për lehtësimin e kufizimeve të vendosura në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Me përjashtim të atyre që hyjnë në vend nga Irlanda fqinje, të gjithë personat që mbërrijnë me rrugë ajrore, detare apo hekurudhore duhet të izolohen për dy javë. Britania është e dyta në botë për numrin e viktimave me COVID, mbi 31 mijë deri tani.