Brooklyn Beckham ka treguar qartë se ku qëndron besnikëria e tij, mes përplasjeve të vazhdueshme mes familjes Beckham dhe asaj Peltz.
Në një postim emocional në Instagram të shtunën, Brooklyn publikoi një video ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, duke udhëtuar me motor nëpër rrugët e Los Angeles-it.
Gjithë bota ime x Do të të dua përgjithmonë x Gjithmonë të zgjedh ty, zemër x Je personi më i mrekullueshëm që njoh xx unë dhe ti përgjithmonë, zemër
–shkroi ai në përshkrim, duke e shoqëruar me dy zemra të kuqe.
Ky gjest publik dashurie vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes çiftit dhe David e Victoria Beckham janë të tendosura.
Siç raporton TMZ, burime pranë familjes tregojnë se Nicola nuk i pëlqen mënyra se si, sipas saj, “narcisistët” David dhe Victoria e trajtojnë Brooklynin – dhe është partnerja e parë e tij që ka vendosur të mos e tolerojë këtë sjellje. Kjo nuk u ka pëlqyer aspak prindërve të tij.
Përplasja thuhet se nisi fillimisht për shkak të konfliktit mes Brooklyn dhe vëllait të tij Romeo, pasi ky i fundit është në një lidhje me ish-të dashurën e Brooklynit, Kim Turnbull – dhe David e Victoria duket se kanë mbështetur Romeon.
Burimet shtojnë se Brooklyn dhe Nicola tentuan të qartësonin gjërat me prindërit e tij në fillim të majit, përpara festës së 50-vjetorit të David Beckham në Londër, por kërkesa e tyre për pajtim u refuzua.
Deri në fundjavën e fundit, nuk ka pasur asnjë përpjekje nga David apo Victoria për të rregulluar marrëdhënien.
Megjithatë, postimi i fundit i Brooklynit është një dëshmi e mbështetjes së palëkundur për Nicolan dhe tregon se lidhja e tyre mbetet e fortë – pavarësisht dramës familjare që i rrethon.