Gossip Showbiz

Tensionet në familjen Beckham nuk kanë fund! Nicola Peltz shpërthen në lot pasi Victoria i “shkatërroi” dasmën?

Marrëdhënia mes çiftit Victoria dhe David Beckham dhe djalit të tyre Brooklyn, bashkë me nusen e tij, Nicola Peltz, po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Sipas burimeve të US Weekly, vizita e fundit e Brooklyn dhe Nicolës në Londër ka kaluar pa asnjë kontakt me prindërit e tij, për shkak të tensioneve të vazhdueshme.

Ai nuk mendonte se një bisedë do të ishte produktive

-tha një burim pranë çiftit.

Së fundmi, një tjetër episod ka ndezur debatet. Revista “People” zbulon një incident të ndodhur gjatë dasmës së Brooklyn dhe Nicolës, ku Victoria Beckham dyshohet se ka vjedhur vëmendjen gjatë vallëzimit të parë të çiftit.

Gjatë performancës së këngëtarit Marc Anthony, ky i fundit ftoi Brooklyn në skenë, duke shpallur:

Gruaja më e bukur në sallë sonte, eja lart… Victoria Beckham

Sipas një dëshmitari, nusja shpërtheu në lot dhe doli nga salla e dasmës.

Nicola ndjeu se Victoria e bëri qëllimisht këtë gjest, duke e ditur që ai ishte një moment i rëndësishëm romantik për çiftin

-tha burimi.

Marrëdhënia e tensionuar midis Nicolës dhe Victorias nuk është e re. Konfliktet nisën që gjatë organizimit të dasmës në vitin 2022 dhe që atëherë raportet duket se kanë shkuar drejt përkeqësimit, pavarësisht përpjekjeve për t’i shmangur komentet publike.

Së fundmi, tensionet janë thelluar edhe më shumë pas ditëlindjes së 50-të të David Beckham, ku Brooklyn dhe Nicola nuk morën pjesë. Sipas Page Six, “nuk u bë asnjë përpjekje nga ana e tyre për të qenë të pranishëm”, duke shtuar dyshimet për një përçarje të thellë brenda familjes së njohur.