Brukseli i ka drejtuar sytë nga takimi në Uashington mes kryeministrit italian, Giusepe Conte dhe presidentit amerikan Donald Trump. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, druhen se Italia mund t’i japë dorë Trumpit dhe të destabilizojë akoma më shumë Bashkimin Evropian. Analistët thonë se vet Trump është i ndërgjegjshëm që populistët e Italisë janë miqtë e tij të vetëm në Europë.