Gjykata e Lartë në Bullgari e cilësoi “Antikushtetues” Traktatin për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave. Vendimi shuan shpresat që dokumenti i hartuar nga Këshilli i Europës të ratifikohet në Parlamentin Bullgar. Qeveria e miratoi të ashtuquajtën Konventë të Stambollit, por e tërhoqi disa javë më pas, për shkak të protestave kundër gjuhës që përdoret në të, lidhur me rolet gjinore. Sipas kritikëve, termat e përdorur, nxisin të rinjtë të identifikohen si transgjinorë.