Bota

Bullgaria: Greqia e Turqia mund të përballen me përmbytje

Bullgaria paralajmëron Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas shirave të dendur që pritet të fryjnë lumenjtë Arda dhe Maritsa. Ditët e ardhshme, Arda rrezikon daljen nga shtrati, për t’iu bashkuar lumit Maritsa në lindje të Greqisë, pranë kufirit me Turqinë. Ndërkaq, në Bullgari u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u shënua një viktimë nga përmbytjet në qytetin Teteven.