Aktualitet

Bushati inkurajon dialogun Prishtinë-Beograd

Kryediplomati shqiptar apeloi që bisedimet për korrigjimin e kufive Kosovë-Serbi, të mbyllen me një pakt dy palësh. Nga Vjena ku po zhvillohet takimi informal mes Ministrave të Jashtëm Europianë, Ditmir Bushati tha se inkurajon dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor meriton perspektivën europiane pasi po punon shumë për t’u integruar.