Gossip

Buta flet për vajzën dhe muzikën pas daljes nga burgu: “Irina është forca ime… dua të jem shembull”

Reperi Betim Januzi, i njohur si Buta, pas daljes së tij nga burgu, ka rrëfyer së fundmi për jetën personale dhe karrierën muzikore.

Gjatë intervistës, ai foli për marrëdhënien me vajzën e tij të porsalindur, Irinën, e cila lindi në shkurt të vitit 2024.

Irina është motivi dhe forca ime për jetë

-tha reperi.

Buta tregoi se të qenit baba ka ndryshuar perspektivën e tij dhe e ka bërë më të përgjegjshëm, duke theksuar rëndësinë e balancës mes karrierës dhe familjes. Ai nënvizoi se muzika e tij nuk do të ndërpritet, por gjithmonë do të respektojë përgjegjësitë ndaj familjes.

Nuk më takon mua t’ua edukojë fëmijët e të tjerëve, por dua të jem shembull i mirë për vajzën time dhe të ofroj vlera pozitive

-shtoi ai.

Reperi konfirmoi se projekti i tij muzikor do të vazhdojë, por prioritet i tij mbetet krijimi i një mjedisi të shëndetshëm për familjen dhe vajzën e tij.