Gossip Showbiz

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë krah partneres së tij?

Butrint Imeri, këngëtari i njohur shqiptar, po shijon disa ditë pushimi në Meksikë, dhe duket se nuk është vetëm.

Për disa kohë janë përhapur aludime në rrjetet sociale se ai është në një lidhje dashurie me modelen turke, Sezen Cifcioglu.

Dyshimet po përforcohen edhe më shumë pasi ata po kalojnë pushimet së bashku.

Sezen ka ndarë me ndjekësit e saj një video në InstaStory, ku shfaqet me Butrintin, duke i dhënë më shumë indikacione për lidhjen e tyre.

Kjo lidhje duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe të dyja ata janë shpesh të pandashëm. Shumë do të jetë e interesuar të ndjekë se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre në të ardhmen.