Tesla e ka bërë të qartë se është duke mbajtur një qëndrim të vendosur kundër vandalizmit në objektet e saj në të gjithë SHBA-në dhe është duke nxjerrë një strategji të re; aktivizimin e modalitetit Sentry në të gjitha makinat e saj. Ky veprim vjen pasi incidentet e sulmeve të synuara ndaj automjeteve Tesla janë përshkallëzuar, si në SHBA ashtu edhe në tjera shtete. Një investitor dhe mbështetës i njohur i Teslas sugjeroi që kompania duhet të rrisë sigurinë duke punësuar roje në të gjitha ekspozitat dhe qendrat e saj të shërbimit në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanëtë paktën derisa gjërat të qetësohen.
Elon Musk u përgjigj shpejt, duke njoftuar se Tesla kishte rritur sigurinë dhe kishte aktivizuar Sentry Mode në të gjitha automjetet në vendndodhjet e saj. Ky sistem përdor kamerat e jashtme që gjenden në të gjitha modelet Tesla për të regjistruar vazhdimisht atë që po ndodh rreth automjetit. Është vërtetuar jashtëzakonisht e dobishme për pronarët ndër vite, duke kapur vandalët dhe hajdutët në pamje të qartë.
Megjithatë, ky njoftim mund të jetë “thikë me dy teha” për Musk. Tani që vandalët e dinë se çfarë po bën Tesla, ata mund të marrin masa paraprake, si të mbulojnë fytyrat e tyre për të shmangur identifikimin. Ndërsa Sentry Mode me siguri mund të jetë një pengesë, nuk është pa të meta. Një nga shqetësimet kryesore është ndikimi i sistemit në jetëgjatësinë e baterisë. Tesla nuk ka publikuar kurrë zyrtarisht shifrat se sa bateri konsumohet nga Sentry Mode, por testet e pavarura sugjerojnë se mund të shkarkojë midis 10-15% të baterisë çdo ditë.
Që kur drejtori dhe bashkëpronari i Teslës, Elon Musk, u bë pjesë e administratës amerikane dhe mori drejtimin e DOGE-s, një zyre që synon të bëjë administratën shtetërore më efikase, ai është bërë më kontrovers se kurrë më parë. Me mijëra shkurtimet e vendeve të punës nga zyra e tij, deklaratat dhe gjestet e tij, ai ka larguar një pjesë të madhe të publikut të tij, përfshirë edhe adhuruesit e automjeteve Tesla. Pasojat përfshijnë rënie në shitjen e makinave të reja, rënie të vlerës së aksioneve, por edhe rënie drastike të vlerës së automjeteve të përdorura. Një nga arsyet kryesore të këtij trendi është edhe politika e çmimeve të Tesla-s, pasi kompania shpesh shet automjete të reja me zbritje të mëdha, duke ulur kështu edhe vlerën e atyre të përdorura.