Bota

Caktohet data për zgjedhjen e Papës së ri, konklava do të nisë në 7 maj!

Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri.

Papa Françesku, 88 vjeç, vdiq nga një goditje në tru të hënën e Pashkëve. Ai u varros të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshë funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit që tërhoqi krerët e shtetit, mbretërit dhe qindra mijëra vajtues.

Të dielën pasdite, disa nga kardinalët vizituan varrin e thjeshtë, prej mermeri me mbishkrimin “Franciscus” për të bërë homazhe për papën e ndjerë.

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një nga kandidatët kryesorë është Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.

Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku.