Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, festoi 30-vjetorin e lindjes me një darkë intime të organizuar për miqtë dhe familjarët më të afërt.
Artistja u shfaq me një fustan të kuq transparent me dekolte të thellë, duke tërhequr vëmendjen me elegancën e saj. Flokët e saj të zinj të lëshuar dhe lëkura që shkëlqente nën dritën e qirinjve i dhanë një pamje magjike mbrëmjes festive.
Në rrjetet sociale, ku ndiqet nga rreth 88 milionë fansa, Dua ndau foto dhe momente nga festa, duke shprehur mirënjohjen për familjen dhe për rrugëtimin e saj artistik e personal gjatë dy dekadave të fundit.
Ajo bëri homazh prindërve të saj, Anesa dhe Dukagjin Lipa, si dhe shprehu emocionet për miqtë dhe partnerin e saj, aktorin Callum Turner, me të cilin u fejua gjatë Krishtlindjeve të vitit 2024.
Këngëtarja foli gjithashtu për projektet e reja, duke ndarë entuziazmin për turneun e ardhshëm “Radical Optimism”, që do të mbahet në Kanada dhe SHBA.
Në fund të postimit, Dua dha një mesazh optimist për të ardhmen:
E dua këtë jetë, e dua këtë udhëtim dhe nuk e marr kurrë si të mirëqenë asnjë moment të saj. Gëzuar 30 vitet e ardhshme dhe më tej… thjesht bëhet gjithnjë e më mirë.