Gossip Showbiz

Dua Lipa ndan momentet më romantike me të fejuarin e saj në pushime e fundit si 29 vjeçare!

Dua Lipa po shijon ditët e fundit si 29-vjeçare dhe nuk ka kursyer romantizmin me të fejuarin, aktorin Callum Turner. Këngëtarja shqiptare, 29-vjeçe, dhe partneri i saj 35-vjeçar, u shfaqën më të lumtur se kurrë në fotografitë që Dua postoi të enjten në Instagram, duke bërë snorkeling dhe duke shijuar pushime të qeta së bashku.

Me humor të mirë, Dua tregoi barkun e saj të tonifikuar ndërsa relaksohej pranë Callumit.

Në një foto ajo po buzëqeshte duke ngrënë fruta të freskëta, e veshur me bikini të bardha, ndërsa në një tjetër shtrihej në diell me syze të kuqe të ndezura, duke shijuar rrezet e verës. Përkrah postimit shkroi thjesht: “last days of 29…”

Çifti u fejuan në fund të vitit të kaluar, dhe Dua shihet shpesh me unazën e madhe me diamant në gisht. Për martesën, ajo ka treguar se dëshiron të përfundojë turin muzikor, ndërsa Callum të mbyllë angazhimet e tij profesionale.

Nuk kam menduar shumë për martesën apo për fustanin e bardhë, por papritur më erdhi pyetja: ‘Po çfarë do të vesh?’

Dua tha se është e “fiksuar” pas unazës së fejesës dhe se ndihet e sigurt që do të kalojë jetën me dikë që e njeh aq mirë.

Ata u lidhën për herë të parë në janar 2024, ndërsa historia e tyre nisi pas disa takimeve të rastësishme, duke përfshirë edhe një moment të veçantë kur të dy po lexonin të njëjtin libër.

Këngëtarja rrëfeu gjithashtu se marrëdhëniet e kaluara e kanë ndihmuar të kuptojë më mirë vetveten dhe atë që kërkon në një lidhje.

Kam pasur marrëdhënie që më kanë lënduar shumë, por më pas e gjeta sërish vetëbesimin. Kupton se cilat janë gjërat e panegociueshme për ty dhe kjo është shumë e rëndësishme

Duket se Dua dhe Callum po e shijojnë çdo moment të këtij fillimi të lumtur bashkë, ndërsa fansat mezi presin të shohin planet e tyre të ardhshme.