Cardi B ka shpërthyer në një akuzë të re ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në X Space, duke e akuzuar atë dhe nënën e tij, Latabia Woodward, për vjedhje.
Ajo ka deklaruar se të dy e kishin vjedhur dhe e kritikoi ashpër për veprimet e tij.
Nuk do të të dëgjoj më, pasi ti dhe nëna jote më vodhët. Po, ju më vodhët. I thashë që të mos luaje më me mua
Në vijim, Cardi ka theksuar se Offset nuk i ka blerë asnjë dhuratë për Krishtlindje fëmijëve të tyre, edhe pse kishte bërë dhurata për fëmijët e tjerë. Ajo ka shtuar se ishte e trishtuar nga kjo moskujdesje, duke e quajtur veprimin e tij një mënyrë për ta irrituar.
Ti e telefonove vajzën tënde për herë të parë për këtë vit, por nuk u bleve asgjë për Krishtlindje. Erdhe në Nju Jork për të blerë dhurata për fëmijët e tu të tjerë, por për fëmijët tanë nuk bëre asgjë. Qëllimi yt ishte të më irritoje
Për më tepër, ajo e shprehu frustrimin e saj duke thënë se kishte vënë interesat e Offset përpara atyre të saj dhe fëmijëve të tyre, dhe se ka pasur moment kur është lutur për të, edhe përpara se të lutej për veten.
Reperja gjithashtu ka folur për vendimin për të kërkuar divorc për herë të dytë pas shtatë vitesh martesë dhe ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së tretë, i cili ka lindur më 7 shtator.
Kjo deklaratë e Cardi B ka sjellë reagime të shumta dhe ka nxjerrë në pah tensionet mes çiftit pas ndarjes së tyre.