Celebrities Film & Tv Top 100 Songs of the Year

“Çdo ëndërrimtar që punon fort…”/Egli Tako uron të gjithë shqiptarët për vitin 2026 dhe tregon: Sonte do të festoj me…

Sot e ftuar në emisionin “Maratona e 100 këngëve më të mira të vitit” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Egli Tako. Moderatorja ka ndarë detaje në lidhje me ditën e sotme festive dhe përgatitjeve të fundit për darkën e ndërrimit të viteve:

Bukur plot atmosferë. Këtë vit kam zgjedhur që të mos shkoj në asnjë koncert dhe të mos bëj asnjë lloj daljeje. Kam vendosur që ta festoj me familjen duke qenë se viti ka qenë intensiv dhe nuk kam kaluar kohë me ta. Jeta është e shkurtër, nuk i dihet kurrë se çfarë të rejash do kemi prapë. Kam vendosur ta ha darkë me ta në shtëpi dhe vetëm ta pres Vitin e Ri qetë krahë tyre. 

Kur Glenti e pyeti në lidhje me organizimin e darkës së fundvitit, moderatorja tregoi se:

Ka mbetur si traditë te shtëpia e mamit, këtë vit jemi unë, mami dhe babi. Unë si të thuash investoj më shumë te pjesa e pazarit dhe mund të ndihmoj pak mamin, por ajo ka një natyrë që do t’i bëjë vetë. Nuk do të më lodhi dhe t’i ndërhyjë dikush në kuzhinë. 

Mami im shquhet për byreqet dhe lakrorët, përsheshin me gjel duke qenë se është edhe nga Pogradeci. 

Urimi i saj për këto festa dhe Vitin e Ri 2026 që po vjen për të gjithë shqiptarët ka qenë:

Ju uroj dashuri, mirënjohje dhe mbarësi. Shumë bekime, qoftë viti i secilit që është ëndërrimtar, që ëndërron dhe punon fort për ëndrrat e veta. Gëzuar!