CEO i Nvidia, Jensen Huang u takua me kryeministrin Shigeru Ishiba për të nxitur për më shumë prodhim të energjisë elektrike për të përmbushur nevojat e inteligjencës artificiale. Ata diskutuan se si Japonia është veçanërisht e pozicionuar mirë për të zhvilluar AI, duke pasur parasysh udhëheqjen e saj në robotikë dhe prodhim industrial, u tha Huang gazetarëve pas takimit. Por ai gjithashtu theksoi se gjenerimi dhe krijimi i inteligjencës do të kërkojë energji.
“Vendi duhet të ndërtojë infrastrukturë të re”,-citohet të ketë thënë Huang. “Energjia është thelbësore për të gjithë rritjen industriale”. Japonia po mendon rreth furnizimit të qendrave të të dhënave me energji elektrike pas sfidave të rifillimit të reaktorëve bërthamorë që u mbyllën pas katastrofës në Fukushima, si dhe duke rritur importet e lëndëve djegëse fosile të shtrenjta. Gjithashtu, thuhet më tej, Japonia do të konsideronte investimin në një projekt prej 44 miliardë dollarësh të gazit natyror të lëngshëm në Alaskë, si pjesë e një marrëveshjeje në negocimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në, ka thënë Ishiba.
Prodhuesi i mikroçipave Nvidia tha se do të goditet me 5.5 miliardë dollarë në kosto pasi qeveria amerikane shtrëngoi rregullat e eksportit në Kinë. Gjiganti i prodhimit të çipave, i cili ka qenë në zemër të bumit të Inteligjencës Artificiale (AI), do të kërkojë licenca për të eksportuar çipin e tij H20 AI në Kinë, i cili ka qenë një nga më të njohurit e saj. Rregullat vijnë në mes të një lufte tregtare në përshkallëzim midis SHBA-së dhe Kinës, me të dyja vendet që vendosin tarifa të larta tregtare ndaj njëri-tjetrit që mbulojnë mallra të ndryshme.
Nvidia njoftoi se qeveria amerikane i kishte thënë javën e kaluar se çipi H20 kërkonte një leje për t’u shitur në Kinë, përfshirë Hong Kongun. Gjiganti i teknologjisë tha se zyrtarët federalë i kishin këshilluar se kërkesa për licencë “do të jetë në fuqi për një të ardhme të pacaktuar”. Kompania nuk pranoi të komentojë më tej kur u kontaktua nga BBC. Marc Einstein nga konsulenca Counterpoint Research tha se goditja prej 5.5 miliardë dollarësh e vlerësuar nga Nvidia ishte në përputhje me vlerësimet e tij.