Rajoni

Çështja e emrit, Ivanov: Votoni kundër në referendumin e 30 Shtatorit

Presidenti Maqedon, Gjorgje Ivanov, shprehu sërish qëndrimin e tij kundër Marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri “Maqedonia e Veriut”. Në deklaratën e rradhës, Ivanov iu rikërkoi qytetarëve të votojnë kundër në referendumin e 30 Shtatorit. “Jemi të bashkuar rreth idesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe NATO, por atje duam të shkojmë me emrin, identitetin, dinjitetin dhe nderin tonë. Asnjë politikan nuk ka mandat të tregtojë identitetin e popullit maqedonas”, – theksoi Ivanov.