Gossip Showbiz

Çfarë do të bënte Egli nëse Gjesti do të largohej nga shtëpia? “Nëse del ai, unë…”

Ditët e fundit, shtëpia e “Big Brother” ka qenë relativisht e qetë, pa shume debate, si dhe disa banorë që kanë patur konflikte janë afruar me njëri-tjetrin.

Dy prej tyre janë Gerta dhe Egli të cilat janë shfaqur më afër duke patur biseda të këndshme mes njëra tjetrës.

Ato kanë diskutuar së fundmi mundësinë që Gjesti mund të lërë shtëpinë mbrëmjen e së shtunës.

Gerta ka shprehur mendimin se do të ishte interesante të shihej se si do të reagonte nëse ai do të largohej, ndërsa Egli ka theksuar se, nëse Gjesti del, edhe ajo do të bëjë të njejtën gjë, pasi nuk mund të qëndrojë më pa të, për tu angazhuar.

Ajo e ka shprehur këtë me humor, duke shtuar:

Nëse del ai, do të dal edhe unë, sepse nuk mund të rri…nuk ka puls!