Gossip Showbiz

Çfarë e bëri Sam Asghari të binte në dashuri me Britney Spears?

Sam Asghari, ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, ka folur për martesën e tij të dështuar në një intervistë të dhënë për “The Nikki and Brie Show”.

Gjatë bisedës, ai ka ndarë se çfarë e bëri atë të afeksionohej dhe më pas të dashurohej me yllin e muzikës.

Asghari ka thënë se ata u takuan në një set dhe se kur e pa Britney-n, nuk mundi të mos mendonte se ajo ishte ylli më i madh në botë, duke ndjerë një shkëndijë speciale.

Marrëdhënia e tyre filloi kur Spears ishte në një betejë ligjore me babanë e saj për të fituar lirinë nga kujdestaria e tij.

Çifti u martua në qershor 2022 në një ceremoni intime në Los Anxhelos, me 60 të ftuar, përfshirë Madonna-n dhe Drew Barrymore-n.

Sidoqoftë, martesa e tyre përfundoi në vitin 2023, dhe divorci u finalizua në maj të vitit 2024.

Pas ndarjes, Asghari është në një lidhje me Brooke Irvine, një profesioniste në fushën e pasurive të paluajtshme, dhe çifti konfirmoi lidhjen e tyre në Instagram në janar 2025.