Një studim i fundit nga Universiteti Normal i Pekinit tregon se stresi mund të rrisë tendencën tonë për të ndihmuar të tjerët, madje edhe kur përballemi me padrejtësi.
Sipas studiuesve, kur jemi nën presion, truri zgjedh rrugën më të lehtë dhe përqendrohet tek ndihma ndaj viktimës, duke shmangur përpjekjen e madhe njohëse që kërkohet për të ndëshkuar autorin e fajit.
Për të testuar këtë, gjysma e pjesëmarrësve vendosi duart në ujë akulli për tre minuta, një teknikë që shkakton stres të menjëhershëm.
Më pas, të gjithë pjesëmarrësit u vunë në skaner rezonance magnetike funksionale (fMRI) dhe iu paraqit një situatë e padrejtë: një person mban më shumë para për vete, ndërsa duhet t’i ndante me dikë tjetër.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit nën stres ishin më të prirur të ndihmonin viktimën duke i dhënë paratë, sesa të ndëshkonin personin egoist.
Studiuesit shpjegojnë se kjo ndodh sepse ndihma është rruga më “e thjeshtë” për trurin kur është i ngarkuar, duke e bërë stresin një faktor surprizues që nxit bujarinë.