Atashimi i pasigurtë dhe i ndërlikuar është një kombinim i pasigurisë e frikës nga afërsia. Personat e pasigurtë-me frikë duan intimitet, por shpesh tërhiqen nëse partneri bën një hap drejt tyre, kjo prej frikës apo paranojës.
Karakteristikat kryesore:
–Ndihen të pasigurt për dashurinë e partnerit
-Dëshirojnë afeksion, por shpesh largohen emocionalisht
-Mund të jenë kontradiktorë dhe të paqëndrueshëm
-Shkaktojnë konfuzion tek partneri dhe tension në marrëdhënie
Si mund të menaxhohet?
–Njoftoni dhe pranoni emocionet tuaja, edhe ato kontradiktore
-Punoni për të ndërtuar besim në marrëdhënie
–Komunikimi i hapur dhe mbështetja nga partneri janë të domosdoshme
–Terapia individuale ose çiftit është shumë e dobishme për të reduktuar pasigurinë