Lifestyle Love & Sex

Atashimet emocionale të pasigurta/ankthioz ulin lumturinë në martesë? Si?

Një studim me qindra çifte ka treguar se njerëzit me atashime të pasigurta – ankthshëm ose shmangës – raportojnë më pak kënaqësi dhe lumturi në martesë.

Studiuesit përdorën pyetësorë për të matur llojin e atashimit dhe nivelin e kënaqësisë martesore.

Rezultatet treguan se partnerët me atashim ankthioz ose shmangës kishin prirje të ndiheshin më të pakënaqur, të pasigurt dhe të paplotësuar në marrëdhënie.

Përkundrazi, ata me atashim të sigurtë kishin më shumë stabilitet dhe raportuan marrëdhënie më të kënaqshme.

Kjo tregon se mënyra si lidhemi emocionalisht ka ndikim të madh në cilësinë e martesës. Me vetëdije, komunikim dhe përvojë pozitive, ato mund të zbuten dhe të përmirësohen.