A Live Night Celebrities Music Showbiz

Çfarë është sukses për Besa Kokëdhimën?! Artistja rrëfen gjithçka në “A Live Night”!

E ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte Besa Kokëdhima në një nga intervistat e saj të rralla për të rrëfyer gjithçka me sinqeritet dhe vërtetësi. Ne e konsiderojmë me plot gojë një artiste të suksesshme, por çfarë konsideron sukses vetë Besa?!

E suksesshme. Çështja e suksesit është relative. Gjithmonë është objektivi lëvizës, dhe është gjithmonë një objektiv më tutje. Sapo mbërrin një objektiv, mendon çfarë ndodh më pas. Në Shqipëri ka edhe limite, se deri ku mund të arrish, deri çfarë të mund të fitosh…

Por cili ishte momenti kur Besa vendosi se ajo është gati për diçka të re në jetën e saj, për emocione të reja?!

Kështu ndodhi me mua, erdhi një moment që u ndjeva që nuk kisha edhe shumë se çfarë të bëja. Industria shqiptare e muzikës nuk është ekzaktësisht një industri muzike sepse mungojnë rregullimet dhe mekanizmi është i paplotë dhe jofunksional. Nëse do të ishte plotësisht autonom dhe sigurisht që në qoftë se do të ishte një treg i cili suksesi do të përkthehej në të ardhura, do të ishte sukses dhe arritjet do të përktheshin në turne, në të ardhurat vjetore siç renditen artistët botërorë. Kjo nuk është vetëm problem menaxhimi dhe problem ligjor, kjo është edhe sepse ne jemi një treg i vogël, dhe një treg i vogël nuk konsumon mjaftueshmërisht sa për të mbajtur një industri të tërë në lojë.