I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë doktori i njohur Altin Veshti, i cili ka analizuar me detaje gjithçka rreth kujdesit që ne duhet të kemi për të pasur një zemër të shëndetshme dhe jo vetëm kaq…
Prof. Dr. Altin Veshti një prej emblemave të kardiokirurgjisë në vendin tonë, është një mjek i cili punon në të gjithë botën por zgjedh të qëndrojë në Shqipëri duke dhënë kontributin e tij në fushën e kardiokirurgjisë. Ai operon edhe fëmijë të porsalindur.
Ai tregoi në “Vitality Vibes” për herë të parë një statistikë, ku ata i kanë tejkaluar 860 operacione.
Ka qenë një vit lufte sepse ne po e rinovojmë kardiokirugjinë në QSUT dhe po del shumë e bukur, jemi në një fazë tranzitore.
Doktori tregoi gjithashtu se ka operuar mbi 1000 fëmijë në vendin tonë. Por çfarë i mungon kardiokirurgjisë shqiptare nën vëzhgimin e Altin Veshtit?
E mira nuk ka fund, e keqja nuk ka fund. Kardiokirurgjia është një shkencë e kirurgjisë e shtrenjtë. Kardiokirurgjia ka më shumë materiale konsumi sesa kirurgjia e përgjithshme. Ne përdorin valvula, unaza për valvula, fije të veçanta, struktura dhe tuba sintetik, përdorim materiale që mbyllin vrima në zemër tek fëmijët. Kardiokirurgjia si çdo shkencë tjetër e mjekësisë është buxhet, sa më i lartë të jetë buxheti aq më shumë gjëra blihen. Ajo që ne garantojmë është që të shpëtojmë jetët dhe ndoshta ndonjëherë nuk garantojmë luksin.