Britney Spears ka vendosur të zhduket nga Instagrami dhe këtë herë, pas një shpërthimi që la fansat pa fjalë! Këngëtarja e njohur, me mbi 40 milion ndjekës, e ka fshirë papritur profilin e saj, vetëm disa ditë pas një mesazhi të fortë që bëri xhiron e rrjetit.
Në postimin, tashmë të fshirë, Britney shpërtheu ndaj dy prej ish-partnerëve të saj: “Kam dalë me dy ****** komplet ****.” Por reagimi i saj nuk u ndal me kaq: “Zgjedh gjithmonë kafshët përpara njerëzve!!! Jam kaq e zhgënjyer nga njerëzimi dhe mënyra si më kanë trajtuar… Nuk kam fjalë!!!”
Fansat mendojnë se ky reagim lidhet me intervistat e fundit të ish-bashkëshortit të saj të tretë, Sam Asghari. Çifti u nda në vitin 2023 pas vetëm 14 muajsh martesë. Asghari, në bisedat e fundit, rrëfeu se lidhja me Britney i dha famë, por i komplikoi edhe jetën.
“Kur je në një lidhje kaq publike, kjo të jep platformë. Më ndihmoi të njihem për atë që jam, por pati edhe anën e errët,” tha ai për Page Six.