Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes Justin Bieber dhe Trevor Noah? Analiza e gjuhës së trupit zbulon tensionin e fshehur!

Një moment “akull” në ceremoninë e Grammy Awards ka bërë xhiron e rrjetit, duke i lënë fansat të mendojnë se mes yllit të pop-it, Justin Bieber, dhe moderatorit Trevor Noah ka pasur një sherr të vërtetë. Por, çfarë ndodhi realisht kur kamerat u fikën?

Ekspertja e njohur e gjuhës së trupit, Judi James, ka zbërthyer çdo lëvizje të këngëtarit dhe rezultati nuk është ai që duket! Edhe pse Justin u shfaq me një fytyrë të ngrirë dhe vetulla të ngritura sapo Noah iu afrua atij dhe bashkëshortes së tij, Hailey, e vërteta është më delikate.

Sipas James, Bieber nuk kishte inat me moderatorin, por po vendoste “kufij të hekurt”. Sapo Trevor nisi shakatë për Apple, trupi i Justin-it u “kyç”:

-Buzë të shtrënguara: Shenjë se nuk po e shijonte humorin.

-Krahët e kryqëzuar: Një lëvizje klasike mbrojtëse që thotë “mjaft me kaq”.

Edhe pse në rrjet u përfol për një tension të lartë, ekspertja siguron se nuk bëhet fjalë për armiqësi. Ishte thjesht një moment i sikletshëm live, ku Justin Bieber zgjodhi të mos bëhej “palaçoja” e mbrëmjes, duke ruajtur seriozitetin përballë humorit të moderatorit. Pra, asnjë sherr, por as shumë dashuri!