Showbiz

Çfarë po i ndodh Brad Pitt? Djali heq mbiemrin “Pitt”?

Maddox, djali 24-vjeçar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, thuhet se ka hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i tij i plotë në projektin më të ri filmik ku interpreton nëna e tij.

Sipas revistës People, në titrat e filmit “Couture”, Maddox është listuar si asistent regjisor me emrin “Maddox Jolie”, duke lënë jashtë mbiemrin e të atit. Ky detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ish-çifti i famshëm i Hollivudit ishte i martuar nga viti 2014 deri në 2016, pas një dekade lidhjeje, dhe kanë gjashtë fëmijë së bashku. Fillimisht, të gjithë mbanin mbiemrin “Jolie-Pitt”, por pas divorcit duket se disa prej tyre janë distancuar nga mbiemri i babait.

Edhe Zahara u prezantua si “Zahara Marley Jolie” kur iu bashkua shoqatës Alpha Kappa Alpha në vitin 2024. Po ashtu, Vivienne u njoh si “Vivienne Jolie” në muzikalin “The Outsiders”, ndërsa Shiloh paraqiti kërkesë ligjore për heqjen e mbiemrit “Pitt” sapo mbushi 18 vjeç dhe tashmë njihet si “Shi Jolie”.

Një burim për revistën Us Weekly është shprehur se për Brad Pitt kjo ka qenë një goditje e fortë emocionale.

Për të, ishte më shumë sesa një ndryshim emri, ishte simbol i një ndarjeje më të thellë që ka qenë në zhvillim prej vitesh

– citohet burimi.

Divorci mes Pitt dhe Jolie u finalizua në dhjetor 2024. Aktori thuhet se po vazhdon jetën e tij me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon, ndërsa Angelina Jolie mbetet e fokusuar në projektet e saj artistike dhe në rolin e saj si nënë.