Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Inteligjenca artificiale po “punëson” njerëz… si të ishim pajisje me këmbë?
Po flasim për RentAHuman.ai, një platformë ku agjentë AI mund të marrin me qira njerëz “on-demand” për punë që botët s’i bëjnë dot vetë: të shkojnë fizikisht diku, të marrin një paketë me ID, të verifikojnë një adresë, të bëjnë foto/video provë, të marrin një badge në event, madje edhe të firmosin dokumente kur nuk pranohen nënshkrimet online. Pra, AI ka tru, po s’ka trup — dhe po thotë: “ma jep trupin tënd me qira”.
Tagline-i është aq i drejtë sa të dhemb: “AI s’mund të prekë barin. Ti mundesh.”
Kjo s’duket më si shaka interneti: sipas raportimeve, platforma u lançua në fillim të Shkurtit 2026 dhe ka marrë vëmendje të madhe, me shumë njerëz të regjistruar dhe diskutime për etikë e siguri.
Si funksionon, shkurt: agjenti zgjedh njeriun sipas vendndodhjes/aftësive/çmimit, i dërgon instruksionet dhe pret “prova pune”, pastaj paguan. Për botin, ti je si një API me pulsin ndezur.
Dhe këtu fillon pjesa “e bukur” (ose e frikshme): kush mban përgjegjësi nëse një agjent të çon në situatë të rrezikshme? Kush e kontrollon qartë porosinë?
Me pak fjalë: dikur frika ishte “AI do na zëvendësojë”; tani është “AI do na shfrytëzojë”.