Sipas një sondazhi të cituar nga media amerikane Mic, 93% e çifteve e konsiderojnë normale lëshimin e gazrave para partnerit pas 2–6 muajsh lidhjeje. Vetëm 7% thanë se nuk do ta lejonin kurrë veten të silleshin kaq lirshëm para personit të tyre. Çfarë tregon kjo sipas studimit? Sa më rehat të jetë një çift, aq më pak “maskë sociale” mban. Të jesh natyral, edhe për gjëra si lëshimi i gazrave, lidhet me afërsinë emocionale. Heqja dorë nga vetëkontrolli i vazhdueshëm për detaje të vogla ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve më të qëndrueshme dhe afatgjata.
Ndërkaq, fryrja e barkut mund të shkaktohet nga shumë fakotrë, duke përfshirë faktorët në lidhje me intolerancën ushqimore, grumbullimin e gazrave, çekuilibrimin e baktereve, ulçerat, konstipacion dhe infeksionet parazitare. Për të mposhtur këtë shqetësim njerëzit kanë përdorur trajtime natyrale si për shembull çajrat bimorë. Studimet, sugjerojnë se disa çajra mund të ndihmojnë në zbutjen e kësaj gjendje të pakëndshme.
Shëndeti i stomakut mund të tregojë shenja për mbarëvajtjen e të gjithë organizmit. Njihet si dhimbjet më të zakonshme dhe më të shpeshta tek njerëzit, por që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast. Dhimbja në zonën e sipërme e barkut është zakonisht një shenjë e gazrave të tepërt. Mund të jetë rezultat i ngrënies shumë shpejt, ngrënies së diçkaje që irriton stomakun apo edhe gëlltitjes së ajrit të tepërt aksidentalisht. Nëse vuani nga ky lloj dhimbje së barkut largimi nga dieta juaj i ushqimeve si pijet me gaz, birra dhe bulmetrat mund të jenë zgjidhja e duhur për të ndaluar dhimbjen.