Egnatia do të sfidojë Breidablik në turin e parë kualifikues të Champions. Kampionët e Shqipërisë do ta presin takimin e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik.
Breidablik u shpall kampion në Islandë. Vlera e tyre në tregun e “transfermarkt” është 4 milionë euro, pra vlerësohen më pak se Egnatia.
LEXO EDHE: Shorti i Ligës së Konferencës, Partizani dhe Vllaznia në transferta të largëta!
Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ishte Drita që i eliminoi pas dy fitoreve.
Suksesi më i madh i Breidablik është arritja në grupet e Ligës së Konferencës. Një rrugëtim ky i suksesshëm në sezonin 2023/24.
LEXO EDHE: LIGA E EUROPËS/ Short “ferri” për ekipin shqiptar, do të përballet me klubin që e mbylli pa humbje
Po ashtu dhe dy skuadra të tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, u njohën me kundërshtarët. Rivalët e tyre do të jenë respektivisht Diferdange dhe Nju Seints.
Datat 8 dhe 9 korrik do të jenë për ndeshjet e para, 15 dhe 16 korrik për sfidat e kthimit. Egnatia dhe Drita i luajnë ndeshjet e para në shtëpi, teksa Shkëndija e nis në transfertë.
Në Zvicër, siç Egnatia ka njoftuar, ishte i pranishëm edhe presidenti Demrozi me drejtorin Klejdi Zenelaj.