Këngëtarja britanike Cheryl, 42 vjeç, ka bërë rikthimin e saj të parë publik pas një periudhe të gjatë tërheqjeje, pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Liam Payne, vitin e kaluar.
Ajo është shfaqur si imazh i një fushate të re të kompanisë së njohur të kozmetikës Nivea, e titulluar “A New Era, Tomorrow”.
Klipi përmban elemente simbolike të karrierës së saj muzikore, përfshirë referenca nga hiti i vitit 2009 “Fight For This Love”.
Liam Payne ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike, Cheryl u largua nga skena publike për t’u përkushtuar te djali i tyre, Bear, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe dinjitetit ndaj kujtimit të Liam-it.
Burime pranë saj bëjnë të ditur se këngëtarja është në diskutime për një rikthim në televizion, konkretisht në sezonin e 14-të të “The Voice”, ku mund të ribashkohet me mikun dhe bashkëpunëtorin e saj të ngushtë, Will.i.am.
Ndërkohë, Cheryl mori në administrim pasurinë e Liam-it, e vlerësuar fillimisht në 28.6 milionë paund.
Miqtë dhe të afërmit janë shprehur të bindur se ajo do të vazhdojë të jetë mbështetja kryesore për djalin e tyre.