Këngëtari 48-vjeçar i Coldplay, Chris Martin, dhe ylli 28-vjeçar i rrjeteve sociale dhe komedisë, Brittany Broski, kanë ndezur rrjetin pas daljes së disa fotove ku shihen së bashku në Los Angeles.
Të hënën, më 17 nëntor, dyshja u fotografuan teksa shkonin për të ndjekur koncertin e Tame Impala Deadbeat Tour.
Pas publikimit të imazheve, Brittany reagoi me humor në Instagram Story, duke shpërndarë fotot dhe shkruar:
Çfarë është kjo tani LMFAO
-shoqëruar me emoji që qajnë nga të qeshurit.
Ajo shtoi se nuk ishte aspak në dijeni se kush kishte pranë:
Unë nuk kisha asnjë ide që Chris Martin ishte pranë meje. Jam një fanse e madhe, përshëndetje Chris!
Brittany Broski, e njohur fillimisht për videon virale të vitit 2019 ku provonte “kombucha” për herë të parë, ka nisur së fundmi edhe një rrugëtim muzikor.
Në prill 2025 ajo publikoi këngën e saj të parë, “The Sun”, vetëm dy javë pasi solli versionin e saj të “Adore You” nga Harry Styles.
Nga ana tjetër, Chris Martin i ka mbyllur prej pak kohësh kapitullin me aktoren Dakota Johnson, me të cilën u nda këtë verë pas disa vitesh lidhjeje.
Fotot e tyre së bashku kanë ndezur menjëherë spekulime për një romancë të mundshme, edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëra palë.
Megjithatë, surpriza dhe entuziazmi i sinqertë i Brittany-t, i reflektuar në rrjete sociale, kanë mjaftuar që fansat të “çmenden” me komente, meme dhe teori të pafundme rreth këtij takimi të papritur në një koncert rock.