Gossip

Pas vitesh heshtje, Gwyneth Paltrow ‘përmend’ Ben Affleck dhe ndez nostalgjinë e Hollywood-it?

Gwyneth Paltrow ka bërë një lëvizje të rrallë këtë javë, duke iu referuar në mënyrë indirekte ish-partnerit të saj Ben Affleck, gjatë një bisede publike që nuk kaloi pa u vënë re.

Aktorja 53-vjeçare ishte e ftuar në episodin e fundit të podcast-it Good Hang, të drejtuar nga Amy Poehler, ku tema u ndal edhe te aktori i ndjerë Robin Williams.

Teksa fliste për periudhën e filmit Good Will Hunting, Paltrow tha se e kishte njohur Williams vetëm pak, “sepse po dilja me një nga njerëzit që e shkroi atë film dhe që luante në të”, pa ia përmendur emrin Affleck. Poehler reagoi me humor:

E dimë shumë mirë për kë po flet

-duke shtuar se Affleck ishte “jashtëzakonisht i mirë në atë film”.

Paltrow e konfirmoi menjëherë vlerësimin:

E dua atë film. Është perfekt. Më pëlqen jashtë mase.

Gwyneth Paltrow dhe Ben Affleck ishin në një lidhje nga viti 1997 deri në 2000 dhe bashkëpunuan në dy filma gjatë asaj periudhe, Shakespeare in Love (1998), që i solli asaj çmimin Oscar, dhe komedinë romantike Bounce (2000).

Një biografi e publikuar në vitin 2025, Gwyneth: The Biography nga Amy Odell, hedh dritë mbi arsyet e ndarjes së tyre. Sipas autores, marrëdhënia mund të jetë tronditur nga tradhtia dhe problemet personale të aktorit.

Në libër përmendet se Paltrow kishte shprehur zhgënjim pas ndarjes, duke thënë se i do burrat “edhe pse shpesh janë gënjeshtarë dhe tradhtarë”.

Po ashtu, Odell shkruan se aktorja kishte folur hapur me miqtë e saj për kiminë e fortë fizike që kishte me Affleck, megjithëse kjo nuk mjaftoi për të mbajtur lidhjen gjallë.

Në një intervistë për Howard Stern në vitin 2015, themeluesja e Goop pranoi se Affleck “nuk ishte në një moment të mirë të jetës për të pasur një të dashur”, duke shtuar se edhe prindërit e saj mendonin se ndarja ishte zgjedhja e duhur.

Në vitin 2023, gjatë një bisede në podcast-in Call Her Daddy, Paltrow e krahasoi Affleck me një tjetër ish-partner të famshëm, Brad Pitt, me të cilin kishte qenë e fejuar.

Ajo u shpreh se Pitt ishte “dashuria me kiminë më të madhe”, ndërsa Affleck ishte “teknikisht shumë i aftë”, duke shkaktuar sërish reagime në rrjet.

Sot, Gwyneth Paltrow është e martuar me producentin Brad Falchuk që nga viti 2018 dhe është nënë e dy fëmijëve nga martesa e mëparshme me Chris Martin.

Megjithatë, një fjali e vetme mjaftoi që e kaluara e saj me Ben Affleck të rikthehej sërish në qendër të vëmendjes mediatike.