Pas muajsh heshtjeje, Kristin Cabot ka vendosur të flasë për herë të parë për momentin viral të “kiss cam” që bëri bujë në koncertin e Coldplay.
Në një intervistë me Oprah Winfrey, ajo ndau detaje të reja nga ajo natë, duke zbuluar edhe një fakt surprizë: ish-burri i saj, Andrew Cabot, ndodhej gjithashtu në të njëjtin koncert, i shoqëruar nga partnerja e tij.
Sipas saj, në atë kohë të dy po kalonin një periudhë ndarjeje nga partnerët respektivë, ndaj situata nuk dukej problematike.
E dija që ishte aty… vajza ime më njoftoi me mesazh. Mendova vetëm se mund të ishte pak e sikletshme nëse do përballeshim
-u shpreh ajo.
Ngjarja u bë virale në korrik, kur Cabot u kap nga kamera në një moment intim gjatë koncertit, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Edhe këngëtari i grupit, Chris Martin, bëri shaka në skenë, duke aluduar për një romancë.
Rrëfimi i saj ka rikthyer sërish vëmendjen mbi këtë histori, që për muaj me radhë ka qenë një nga temat më të komentuara online.